TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Mars 2026, 10:11

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Negociatat vijojnë pasdite, duhet edhe një kandidaturë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Negociatat vijojnë pasdite, duhet edhe
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se në orët e pasdites do t’i vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Deklarata e Kurtit u bë pas mbledhjes solemne të Qeverisë për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se uronte që do të kishte edhe një kandidatë tjetër për President në mënyrë që “të përmbushej kërkesa kushtetuese”.

“Tani kemi dhe një seancë solemne pastaj kemi dhe parakalimin e FSK dhe pasdite do të vazhdojmë përpjekjet për të zgjedhur presidentin. Urojmë, besojmë dhe shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, një ditë më parë Lëvizja Vetëndosje ka propozuar si kandidat për president, Glauk Konjufcën.

kurti president kosova

Lini një Përgjigje