TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Mars 2026, 09:08

Zgjedhja e Presidentit, Osmani bën lëvizjen suprizë: Të zgjidhet nga populli, gati të propozojmë ndryshimet kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e Presidentit, Osmani bën lëvizjen suprizë: Të
Vjosa Osmani

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Hollaj shprehet se Osmani hyn në këtë garë vetëm për t’u rizgjedhur, por meqë flitet për garë, atëherë gara e vërtetë është ajo te populli.

“Për të hyrë në këtë garë presidentja Osmani hyn për t’u rizgjedhur, e nëse flasim për garë, atëherë garë për garë po kthehemi aty ku gara është e vërtetë, është te qytetarët e Republikës së Kosovës, ne kemi kohë, janë edhe 24 orë afat, dhe ne jemi të gatshëm që në ora 08:00 në mëngjes të dorëzojmë amendamentet në Kushtetuese dhe të kthehemi te sovrani, ku është problemi, matemi dhe pastaj kuptojmë se cila është përgjigja”, është shprehur Hollaj në “Interaktiv” të KTV-së.

 

presidenti populli zgjedhje osmani

Lini një Përgjigje