TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 22:10

Kurti drejt fitores, mbështetësit e Vetëvendosjes “pushtojnë” rrugët

Shkruar nga Pamfleti

Kurti drejt fitores, mbështetësit e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën në Prishtinë, pas daljes së rezultateve paraprake, por ende jo përfundimtare, të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndezur fishekzjarre në sheshin e Prishtinës. Dhjetëra mbështetës së lëvizjes kanë shkuar në selinë e partisë duke festuar e kërcyer nën ritmet e këngëve patriotike. Ata janë mbledhur në qendër të Prishtinës, ku atmosfera u shoqërua me fishekzjarrë dhe brohoritje.

“Kemi ardhur nga Gjermania veç për të votuar”, thotë një mbështetës për “A2 CNN”.

“Jetoj në Belgjikë... Albini ka punuar shumë mirë dhe pres akoma më mirë. Ka pasur të gjithë kundër po prapë ia ka dalë”, shprehet një tjetër simpatizante.

“Jam nga Gjermania, kemi ardhur për të vizituar familjarët, por edhe për të votuar. Një njeri që nuk vjedh duhet ta votosh. Kemi ardhur vetëm për të mbrojtur votën e çdo njeriu të lirë, e jo t’i blejnë votat me nga 50 euro. Punën kryesore e ka pasur me Veriun, Veriu u çlirua, tani mendojmë për zhvillimin e vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik. Jemi të zhgënjyer me partitë e tjera”, tha një tjetër simpatizant nga Diaspora.

LVV-ja e Albin Kurtit po prin në zgjedhjet, teksa numërimi i votave është drejt përfundimit. Me 93.43 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka 411.120 ose 49.99 për qind.

Diferenca në vota mes partisë së Kurtit dhe PDK-së së Bedri Hamzës (që është në vend të dytë me 21.07 për qind të votave) është 237.875 vota.

1 Komente

  1. C
    Cekani.

    Populli Kosovës është ndërgjegjësuar duke i dhënë votën Albin Kurtit i cili është një K/M i ndershëm dhe patriot. Bravo z Albin Kurti për fitoren e merituar! Ju uroj shëndet dhe suksese në mirëqënien e popullit Kosovar. Jo si Palloshi jonë që kabinetin qeveritar e ka bërë çerdhe hajdutësh në kurriz të popullit.????????????????????????????.

    Lini një Përgjigje