TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 20:00

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis procesi i numërimit, Vetëvendosje kryeson bindshëm

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis procesi i numërimit, Vetëvendosje

Ka nisur procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, dhe rezultatet e kutive të para tregojnë një epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Nga numërimi i 100 kutive të para, që përbëjnë rreth 3.9% të votave, LVV renditet e para me 43.28% të votave. Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18.40%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 12.94%.

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis procesi i numërimit, Vetëvendosje

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është në vendin e katërt me 8.31%, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.93%, dhe Koalicioni VAKAT ka siguruar 2.61% të votave.

Procesi i numërimit vazhdon, dhe qytetarët presin rezultatet përfundimtare që do të përcaktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

kosovë numërimi

Lini një Përgjigje