TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 19:15

Zgjedhjet në Kosovë, publikohen 'Exit Pollet' e para; Kurti rritet me 2 për qind, ‘shuhet’ Nisma e Fatmir Limajt!  

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, publikohen 'Exit Pollet' e para; Kurti

Me këto rezultate, Kosova mbetet sërish te ngërçi i krijuar pas zgjedhjeve të 9-shkurtit, ku asnjë parti nuk arrin dot votat e duhura për të formuar Qeverinë...

Janë publikuar ‘Exit-Pollet’ e para për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura sot në Kosovë. Partia e Albin Kurtit vijon të mbetet forcë e parë. PDK-ja mbetet e dyta ndërsa partitë e tjera kanë pësuar rënie nga zgjedhjet e shkurtit. 

Zgjedhjet në Kosovë, publikohen 'Exit Pollet' e para; Kurti
Sondazhi i Klan Kosovës

Sipas ‘Exit-Pollit’ të bërë nga Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 44.1% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zë vendin e dytë me 23.9%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 16.1%, ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet në vendin e katërt me 5.8%. Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë vetëm 1.1%.

Zgjedhjet në Kosovë, publikohen 'Exit Pollet' e para; Kurti
Sondazhi i AP

Ndërkohë që sipas ‘Exit-Pollit’ të bërë nga “Albanian Post”, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 43.50% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zë vendin e dytë me 23.60%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 15.90%, ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet në vendin e katërt me 7,20 %. Partitë e tjera kanë marrë 9.80 %

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) u rendit e para me mbi 390,000 vota ose 42.30 për qind. E dyta ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190,000 vota apo 20.95 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori mbi 170,000 vota apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt ishte koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66,000 vota apo 7.06 për qind. Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb, siguroi mbi 39,000 vota apo 4.26 për qind.

Me rezultatet e 9 shkurtit, LVV-ja kishte siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24 ulëse, LDK-ja 20 vende, Lista Serbe 9 vende dhe koalicioni AAK-Nisma 8 vende. Me këto rezultate, Kosova mbetet sërish te ngërçi i krijuar pas zgjedhjeve të 9-shkurtit, ku asnjë parti nuk arrin dot votat e duhura për të formuar Qeverinë. Mesa duket koalicioni mbetet zgjidhja e vetme për të kaluar këtë ngërç politik, opsion që u anashkalua pas zgjedhjeve të kaluara./Pamfleti

kosovë exit polle

Lini një Përgjigje