TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 20:50

Mbyllja e votimit në Kosovë, Kurti: Të mbrohet vullneti i qytetarëve, zgjedhja e tyre përcakton të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e votimit në Kosovë, Kurti: Të mbrohet vullneti i

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. 

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, tha Kurti. 

Sipas tij, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve.

Ai theksoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. 

“Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme, vendimtare”, u shprehKurti.

Kreu i Vetëvendosjes bëri thirrje për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke shtuar se çdo parregullsi eventuale do të cenonte besimin e qytetarëve në demokraci.

Ai theksoi se zgjedhjet nuk përfundojnë me mbylljen e qendrave të votimit, por vetëm kur çdo votë numërohet drejt dhe rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e shprehur nga qytetarët.

Kurti falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shenjë të pjekurisë demokratike të shoqërisë.

Lini një Përgjigje