
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se institucionet e vendit duhet të krijohen pa u vonuar shumë.
Pas mbylljes së procesit të votmit dhe publikimit të Exit Poll-eve, ai theksoi se për të pasur Kosova qeveri, duhet të ketë marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së.
Haradinaj shtoi se partia që ai drejton është e gatshme të bashkëpunojë me këto dy parti.
“Ende jemi në një situatë afërsisht të njëjtët. Po flitet për mundësinë e ndonjë rritje në numër të deputetëve. Është situatë pak a shumë e ngjashme si herën para kësaj. Jemi dakord që të krijohen institucionet e vendit, mos të ketë vonesa. Për të pasur qeveri Kosova tani duhet të presim marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, përshkak se e dijmë që bllokada është shkaktuar një vit nga Kurti dhe VV. Por s’kemi parë gatishmëri nga këto dy parti. AAK nuk ka qitë kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë, të mos e vonojmë vendim. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK dhe PDK”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
O Ramush Haradinaj, përse thua të bashkëpunoj me LDK dhe PDK duke lënë mënjanë VV O RAMUSH I RAMËS.O përçarës i Kosovës??????????????????????????????.