TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 20:50

Numërimi i votave në Kosovë, Kurti siguron qeverisjen i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi i votave në Kosovë, Kurti siguron qeverisjen i

 LVV renditet e para me 50,24% të votave...

Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin, duket se po shkon drejt një mandati të vetëm qeverisës, teksa procesi i numërimit të votave po avancon me shpejtësi.

Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar 1,576 kuti nga gjithsej 2,557, që përbëjnë rreth 61,63% të votave.

Numërimi i votave në Kosovë, Kurti siguron qeverisjen i

Nga këto rezultate, LVV renditet e para me 50,24% të votave. Në vendin e dytë pozicionohet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14.16%.

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet i katërti me 6.57%, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.10% të votave. Koalicioni VAKAT ka siguruar 1.56%.

Numërimi i votave në Kosovë, Kurti siguron qeverisjen i

Sa i takon mandateve, momentalisht ato janë të ndara në këtë formë:

LVV: 50–51 deputetë

PDK: 20 deputetë

LDK: 14 deputetë

AAK: 6–7 deputetë

Lista Serbe: 10 deputetë

VAKAT + komunitetet e tjera: 10 deputetë

3 Komente

  1. A
    Ana

    I lumte Albin Kurtit dhe Kosoves! Treguan qytetari dhe pergjegjshmeri@

      1. Y
        Yllka Pruthi

        URIME DARDANI (KOSOVE) FITORJA. TE DESHIROJ SHUME SUKSESE NE TE GJITHA DREJTIMET.

        Lini një Përgjigje