
Nga kafet e rakisë tek institucionet: si liderët e rinj po sfidojnë ciklin e dështimit dhe po ndihmojnë shtetin të funksionojë...
Për shumë vite politika kosovare ka prodhuar atë që mund të quhet metaforikisht si logjika e kafeneve të rakisë: marrëveshje informale, pazare politike dhe vendime që lindin në tavolina kafenesh e jo në institucione. Kjo kulturë e politikës së improvizuar krijoi një elitë që e trajtonte shtetin si vazhdim të rrjeteve shoqërore dhe klienteliste.
Në këtë kuptim, ardhja në pushtet e Kurtit u perceptua nga shumëkush si një përpjekje për ta thyer këtë kulturë politike dhe për ta zhvendosur vendimmarrjen nga pazari informal në procedura institucionale.
Megjithatë, paradoksi sot është se kjo përpjekje prodhoi një opozitë të fragmentuar dhe shpesh reaktive, e cila ende operon me logjikën e vjetër të kafeve të rakisë, ku politika ndërtohet më shumë mbi reagimin dhe inatin sesa mbi strategjinë për shtetin. Një lloj rrëmuje që është bërë logjikë institucionale.
Sot, Albin Kurti po i bën një nder të madh Republikës së Kosovës, duke i ç'montuar barrakat e vjetra të logjikës refuzuese të shtetit, nga opozita e sotme. Ky nder që po u bën qytetarëve do të reflektohet në vitet në vijim, sepse kjo mund të nxisë lindjen e një mendimi më racional dhe, bashkë me të, edhe lindjen e partive të tjera të reja politike.
Logjika politike e Vjosa Osmani: ruajtja e pozitës me çdo kusht
Figura e Vjosa Osmanit për një kohë të gjatë është ndërtuar mbi narrativën e reformës dhe integritetit institucional. Kemi pa fjalime të bukura, elegancë në mendime, ngjyra të bukura të veshjeve dhe buzëqeshje e shtrëngime duarsh. Kuptohet edhe rezultate konkrete disa njohje ndërkombëtare, takime me rëndësi etj. Por krizat e fundit politike kanë ngritur pyetjen: nëse ruajtja e pozitës presidenciale është shndërruar në prioritet politik për Vjosa Osmanin dhe njerëzit rreth saj ?
Duket se Vjosa Osmanit i hyri vetja në qejf: me gjasë e shtyrë nga luksi i pushtetit dhe njerëzve përreth, ajo u përqendrua më shumë tek vlerësimi i vetes sesa tek interesi i shtetit dhe qytetarëve. Ajo do t'a ruajë pushtetin e vet edhe duke interpretuar Kushtetutën me nervozizëm, sepse nuk pranon të mos jetë presidente. Siç duket Osmani e pa veten në pasqyrë dhe i kushtoi rëndësi më shumë vetes sesa qytetarit.
E në politikë nuk lejohet që veten t'a ngresh mbi shtetin dhe pushtetin t'a ruash vetëm për vete. Pushtetin ta jep dhe merr populli. Këtu Vjosa e kaloi ylberin, sepse nuk e pati forcën që t'a ruante gjykimin e drejtë në momentet kritike.
Kritikët argumentojnë se interpretimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë elastike për të ruajtur ekuilibrin politik dhe pozitën institucionale, duke reflektuar kështu një dimension të fortë egocentrik që del në pah në këtë krizë. Kushtetuta u shkel nga presidentja Osmani dhe kjo e kthen direkt siç duket në ringun politik, drejtë e në opozitë, presidenten pas prillit. Gjë që do ta dinamizojë skenën politike të Kosovës.
Lumir Abdixhiku dhe lodhja e opozitës tradicionale
Lideri i LDK-së, Abdixhiku sot gjendet në një situatë të vështirë politike. Pas një periudhe të gjatë të dominimit të LDK-së në politikën kosovare, partia duket se po përballet me një krizë identiteti dhe strategjie.
Abdixhiku, i cili pas humbjes katastrofale dhe dorëheqjes formale u rigrit me 51% në LDK me shumë pikpyetje, tash është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur në pushtet. Kjo mund ta çojë drejt aleancave me Vjosa Osmanin dhe të tjerët, për të siguruar pozicionin dhe ndikimin politik, të humbur në parti, te qytetari. Shumëkush e interpreton këtë strategji si një përpjekje për mbijetesë politike, në një skenë ku elektorati është zhvendosur dhe ku opozita tradicionale po humbet terren. Por LDK shkon drejt përmbylljes si ide, pa Rugovën, pas pavarësise, kjo parti ska perspektivë, as ide, as vizion.
Kriza e identitetit në Partinë Demokratike të Kosovës
Pas cikleve të fundit zgjedhore, PDK po përballet me një krizë të dukshme identiteti politik dhe ideor. Partia që për vite të tëra ndërtoi profilin e saj mbi narrativën e luftës dhe shtetformimit sot ndodhet në një moment paqartësie strategjike.
Lidershipi i Bedri Hamzës shihet nga disa analistë si i dobësuar nga zhvillimet e fundit politike, si humbja në zgjedhjet nacionale dhe goditja personale politike në Mitrovicë.
Në këtë kontekst, mosmbështetja e Andin Hoti, djalit të mendimtarit politik profesorit Ukshin Hoti, është interpretuar si një sinjal i krizës së orientimit ideor brenda partisë.
Sepse trashëgimia e Ukshin Hotit – politika si projekt filozofik, strategjik dhe emancipues – shpesh merret si pikë reference për të matur nivelin e politikës shqiptare sot. Anashkalimi i kësaj tradite nga Hamza me një gjuhë titiste, na e krijon perceptimin se politika e tij po largohet nga dimensioni intelektual dhe po rikthehet në forma më të vjetra të organizimit politik, e inateve pakuptim.
Disa kritikë e shohin këtë prirje të Hamzës si një rikthim simbolik në logjikën e aparateve politike të epokës së Josip Broz Tito, ku burokracia partiake dhe kalkulimet e brendshme kanë përparësi ndaj vizionit strategjik.
Një dimension tjetër i debatit lidhet edhe me devijimin nga linja politike që e përfaqësonte Hashim Thaçi, kur PDK artikulonte një strategji më pragmatike të shtetformimit dhe dialogut ndërkombëtar. Sipas disa vlerësimeve kritike, qasja aktuale e Hamzës po instalon një logjikë opozitare që shpesh hyn në konfrontim të panevojshëm me qeverinë e Albin Kurtit, edhe kur ofrohen kompromise të logjikshme, e që mund të interpretohen si racionale për interesat e Kosovës. PDK- ja sdo duhej të ishte refuzuese por kur mungon lidershipi kështu ndodh.
Roli i Vetëvendosjes në stabilizimin e shtetit
Ajo që do të ndodhë është se Lëvizja Vetëvendosje do ta ruajë lidershipin, do ta ulë në nivelin më të ulët numerikisht opozitën refuzuese të Kushtetutës dhe institucioneve. Nervoza e opozitës që i refuzon institucionet, do ta fundos edhe më shumë këtë mendësi.
Liderët aktualë të opozitës po futen në ciklin e ri të dështimit dhe rrugës pa kokë. VV-ja do ta forcojë shtetin dhe institucionet, pasi mbi krizat që po kalon Kosova, nuk mund të qëndrojë Kosova pa ndryshime pozitive në mendësi, veprime dhe ide për një shtet të qëndrueshëm dhe jo të kapur, që VV e artikulon praktikisht.
Kjo krizë po stabilizohet nga ideja e VV-së që askush mos të refuzojë gjithçka, dhe që funksionimi dhe zhvillimi i Republikës së Kosovës të vijojë normalisht, në institucione, jo te kafet e rakisë të merren vendimet.
Vetëvendosje po i bën edhe një nder Kosovës, duke e hapur rrugën për një brez të përgjegjshëm politik.
Logjika e kafeneve të rakisë po bie, Kurti e njeh këtë logjikë mirë dhe pikërisht e ka sjellë opozitën në një gjendje të dehur dhe pa asnjë logjikë./Pamfleti
Pse llogjike kane keta qe hajne ushqim ne uturakun e serbeve e cojne njeri tjetrin ne Hage per pushtet? Pse llogjike kane keta qe nuk i perfill kush pervec shtetit ame qe i mbeshteti pa rezerva te fitojne pavaresine e luften dhe i bejne karshillek serbi a kalamani nje dreq e di. Dardanet kane qene e jane me te bukurit e te gjatet e races Shqiptare ku i gjejne keta spurdhjake qe i vene ne krye. Fanesha e mencme Tonyplake ka pas thane: "Po s'ma mushe syun s'ma mush as paidhin."