Kërkesa u paraqit nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me nëntë deputetë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes së presidentit.
Në një njoftim zyrtar, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se ka regjistruar kërkesën me numrin K.068/26. Kërkesa është dorëzuar nga Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Objekti i kërkesës lidhet me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Gjykata u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit që të paraqesin komentet e tyre me shkrim lidhur me këtë çështje. Afati për dorëzimin e komenteve është caktuar deri më 9 mars 2026.
Pas mbledhjes së komenteve dhe shqyrtimit të materialeve, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për këtë çështje.
Lini një Përgjigje