
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës së bashku me familjen e tij.
Në një prononcim për mediat, ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi vota ka vlerë vetëm në kuti.
Ai tha se Kosova ka nevojë për votën tuaj.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj, i cili bëri të ditur se dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.
Lini një Përgjigje