TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Shkurt 2025, 22:13

Albin Kurti flet për raportet me Shqipërinë: Pres më shumë mbështetje nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti flet për raportet me Shqipërinë: Pres më

Në një intervistë në Top Story, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.

Gjatë intervistës, ai foli edhe për marrëdhënien e dy shteteve tona, dhe bashkëpunimet e suksesshme që kemi pasur. Ai tha se do të ketë dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke shtuar se duhet që të kemi në brez pa luftë.

Pres mbështetje më të madhe nga Shqipëria, por nga ana tjetër janë të pamohueshme bashkëpunimet që kemi pasur. Do të kemi edhe bashkëpunim më fushën e mbrojtjes sepse jemi dy shtete, por një komb. Brezat e ardhshëm kurrë të mos kenë më frikë nga shtetet fqinje. Duhet të kemi një brez që plaket pa luftë. Për këtë na duhet ushtria e fortë. Ne i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Besoj se ka më shumë hapësirë për përmirësim”, tha ai.

Duket folur ndër të tjera dhe për sulmin e Banjskës, ai tha: "Brezit të ardhshëm duhet t’i lëmë një ushtri të fortë që Serbisë kurrë mos t’i shkojë mendja të na sulmojë më"!

 

Lini një Përgjigje