TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 07:36

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve voton i pari në Kosovë, mesazhi që përcjell

Shkruar nga Pamfleti
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve voton i pari në
Kreshnik Radoniçi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, ka qenë i pari që ka votuar në Kosovë.

Në një prononcim për mediat ai ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik”, tha ai.

Radoniçi ka dhënë detaje edhe për votimin nga diaspora.

“Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikën e Kanadbë. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniçi pasi votoi në Pejë.

kreshnik radoniçi zgjedhjet ne kosove

Lini një Përgjigje