TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Mars 2025, 22:53

Hidhte valle dhe kërcente në Nairobi/ “Grushti” për Serbinë, Vuçiç kishte dërguar gruan në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Hidhte valle dhe kërcente në Nairobi/ “Grushti” për

Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar sot se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto.

Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën. Megjithatë, duke pasur parasysh se Rusia dhe Kina, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e njohin Prishtinën, Kosova mbetet një vend jo-anëtare e OKB-së.

Siç shkruan Index.hr, njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit 2024, Tamara Vuçiç, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, u dërgua në Nairobi si pjesë e një fushate diplomatike serbe.

 

Lini një Përgjigje