TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Mars 2025, 16:50

Albin Kurti pranon se ra pre e “kurthit” të komedianëve rusë: Moska e fiksuar pas Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti pranon se ra pre e “kurthit” të komedianëve

Kryeministri Kurti ka reaguar pas lajmit se ka ra pre e mashtrimit të të komedianëve Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në video-call me presidentin e Letonisë.

Në një video të publikuar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëgjohet duke folur për luftën hibride ruse, sulmin në Ibër Lepenc, situatën e sigurisë dhe çështje tjera. Ai ka folur gjithashtu edhe për Richard Grenell, ndërsa deklaroi se sipas tij “është homoseksual”.

Në reagimin e zyrës së kryeministrit Kurti, thuhet se biseda u zhvillua më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se nuk kishin kohë për ta verifikuar. Ai shton se kjo bisedë tregon se Rusia është e fiksuar pas Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate. Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, tha ZKM.

Lini një Përgjigje