TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Mars 2025, 15:51

Albin Kurti bie pre e “kurthit” të komedianëve rusë: Grenell një homoseksual, pati dorë në rrëzimin e qeverisë sime (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti bie pre e “kurthit” të komedianëve rusë:

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërorë...

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti dyshohet se ka rënë pre e mashtrimit të komedianëve Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në video-call me presidentin e Letonisë.

Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për luftën hibride ruse, pastaj i përgjigjet pyetjes për sulmin në Ibër Lepenc, flet për situatën e sigurisë, e çështje tjera.

Lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa të Kosovës… e dyta ishin premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride, dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stacion”, tha Kurti.

Ai flet edhe për Richard Grenell, për të cilin në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.

Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën. Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të parë, nuk është në rregull të marrësh çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral. Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së… Ai është homoseksual vetë”, thotë Kurti.

Këtu, komedianët i thonë: “A e di që edhe unë jam homoseksual?”. “Jo se di”, përgjigjet Kurti.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërorë e figura të tjera publike.

Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë. Në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonisë. Pre e tyre kanë rënë ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, pastaj Hillary Clinton, Camala Harris, etj.

 

Lini një Përgjigje