TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Korrik 2023, 10:22

Dronët Bayraktar nga Turqia, flet gjenerali FKS: Kosova i bleu sepse Serbia ka marrë sisteme raketore ruse

Shkruar nga Pamfleti

Dronët Bayraktar nga Turqia, flet gjenerali FKS: Kosova i bleu sepse Serbia

Gjenerali Hisen Berisha, deputet i PDK, ka shpjeguar pse Kosova bleu dronët Bayraktar nga Turqia.

“Blerja e dronëve ishte planifikuar muaj më parë, pas analizës së kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi. Lufta në Ukrainë ka treguar eficencën e tyre. Është domosdoshmëri e kohës, nuk ka asnjë kufizim ligjor, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiçi. Ne do të blejmë edhe teknologji më të avancuar, jo vetëm dronë por edhe sisteme armatimesh”, tha Berisha në A2 CNN.

“Serbia ka blerë sisteme raketore nga Rusia dhe është një satelit rus që ka bazën në kufi me Kosovën. Edhe ne do të blejmë të gjitha pajisjet që mund t’i përgjigjen Serbisë. Veprimet tona janë të harmonizuara me SHBA dhe sa i përket sigurisë kompetencat janë përgjegjësi e forcave të NATO-s”, shtoi Berisha.

Sipas tij, “Serbia duhet ta dijë se nuk do të ketë më përballë një UÇK me kallashnikovë, por një Kosovë me armatim që ta zhvillojë luftën në distancë dhe nëse do luftë, luftën do ta ketë në Serbi. Dhe jo luftë të padrejtë, por luftë të drejtë”.

Ushtria e Kosovës është përforcuar me dronë Bayraktar TB-2 të blerë nga Turqia, që tashmë janë pjesë e arsenalit të FSK-së.

Kryeministri Kurti shtoi se bashkë me Komandantin e FSK-së gjeneralin Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuan oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.
Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak pa pilot me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare, i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca ose autonome.
Droni ka një gjatësi prej 6.5 metrash, ndërsa hapësira e krahëve shkon në 12 metra. Fluturimin e parë e ka kryer në vitin 2014, ndërsa është konfirmuar efikasiteti i lartë në luftime. Vlerësohet se çmimi për një dron Bayraktar TB2 të shkojë në 5 milionë dollarë.
Ndërsa qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur ndonjë shifër për blerjen e tyre. Më pak se 500 dronë Bayraktar janë krijuar deri më tani, ndërsa edhe ushtria shqiptare ka blerë armën e fuqishme nga Turqia.
Edhe Serbia kishte bërë një porosi për blerjen e disa dronëve, por presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi prishjen e kontratës me Ankaranë, si shenjë proteste për armatimet e furnizuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

dronët bayraktar flet gjenerali fks

Lini një Përgjigje