TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Korrik 2023, 13:05

Refuzoi ftesën e Ramën, opozita e Kosovës kritikon Kurtin: Akt papërgjegjshmërie

Shkruar nga Pamfleti
Refuzoi ftesën e Ramën, opozita e Kosovës kritikon Kurtin: Akt
Albin Kurti dhe Edi Rama

Opozita në Kosovë ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Ata e cilësojnë këtë veprim të Kurtit si akt papërgjegjshmërie.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një status në rrjetet sociale shkruan se “fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti.  Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë se sa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, shkruan Çitaku.

Edhe ish-ministri i Jashtëm Anton Berisha shkruan se “nuk besoj që ka patur e mund të ketë një Kryeministër kaq të papërgjegjshëm e kaq cinik, çfarë e ka Kosova aktualisht”, duke shtuar se Kurtit nuk i intereson bashkëpunimi mes shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi në Vilën 30.

Nga Kosova nuk do të jetë kryeministri Kurti apo ndonjë përfaqësues tjetër.Në këtë takim do të diskutohet rreth procesit të Berlinit dhe takimit të radhës që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Po në vilën qeveritare ku po mbahet mbledhja, në orën 13:00 do të ketë dhe një drekë mes tyre.Në këtë takim nuk është planifikuar të ketë asnjë deklaratë apo konferencë, duke qenë se është informal.

refuzoi ftesën e ramën opozita e kosovës kritikon kurtin

Lini një Përgjigje