
Veterani i UÇK-së Asllan Hasanaj tha se qeveria e Kosovës po tregon përbuzje ndaj veteranëve të cilët luftuan për çlirimin e Kosovës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se kudo në botë njerëzit që kanë luftuar për çlrimin e vendit të tyre vlerësohen e janë më të privilegjuarit, ndërsa në Kosovë, sipas tij ndodh e kundërta.
“Në vende të tjera, veteranët janë kategoria më e vlerësuar dhe e privilegjuar e shteteve që kanë punuar dhe kanë luftuar për çlirimin e atdheut ndërsa ne jemi kategoria më e përbuzur prej Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe gjithë qeverisë”, tha Asllan Hasanaj.
Lini një Përgjigje