
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut, njofton policia e Kosovës.
Policia bën të ditur se një grua ka raportuar në komisariat, se në oborrin e saj janë gjuajtur dy mjete shpërthyese, shok-bomba.
“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.
Lini një Përgjigje