TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 18:29

Asociacioni dhe personat e zhdukur, nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

Asociacioni dhe personat e zhdukur, nis takimi Kurti-Vuçiç në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë nisur takimin e tyre në Bruksel, sa i takon zbatimit të paktit që u arrit në Ohër. Me ndërmjetësimin e krerëve të BE, dy liderët do të bisedojnë për Asociacionin dhe të pagjeturit.

Palët pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth projektit t të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, njoftoi BE.

Ashtusi siç njftoi BE, në nisje të takimit, Kurti e Vuçiç kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë. Diskutimi do të vijojë me paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkohë në mes kanë hyrë dhe amerikanët. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, javën e kaluar bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa të hënën në mbrëmje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të shprehur pritjet amerikane për një takim konstruktiv dhe përparim në bisedime, posaçërisht për formimin e Asociacionit. Para takimit me Vuçiçin, Kurti ka pasur një takim me të dërguarin e DASH, Gabriel Escobar.

Ndërkohë interesant është fakti se palët do të njihen me një draft të ri sa i takon asociacionit.  Bëhet fjalë për një tekst të balancuar që do të prezantohet nga ekipi menaxhues që njeh një farë autonomie në veteqeverisjen lokale në nivel komunal, por pa ju dhënë serbëve të drejtën që të ushtrojnë kompetenca ekzekutive në deklarimin e vetëvendosjes.

Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë. Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës nuk do të kthehen në institucione, pa formimin e Asociacionit, sipas Beogradit zyrtar. Bashkësia e komunave serbe sipas draftit për të zhvilluar ekonominë lokale ka buxhetin e vet integral, llogaritë bankare dhe ka të drejtë të zotërojnë pronat si dhe angazhohet në transaksione financiare. Objektivat kryesore të Asociacionit janë: forcimi i demokracisë lokale, promovimi dhe mbrojtja e etnisë, gjuhës, fesë, dhe formave të tjera të identiteteve kulturore. Sipas draft statutit asociacioni, ushtron një pasqyrë të plotë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar lokal dhe atë social. Mandati i Kuvendit të Asociacionit, do të lidhet me mandatin e kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse. Në çdo zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të kuvendeve komunale, kuvendet komunale të themeluara do t’i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë sipas procedurave të përshkruara më lart dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në draft.

Takimi ka nisur pak pas orës 18.00 dhe mbetet të shihet nëse do të kemi apo jo tym të bardhë, ndonëse shihet si shumë e vështirë dakordësia.

kosova serbia dialogu

Lini një Përgjigje