TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 15:23

“Gjaku i derdhur nuk harrohet”, Vuçiç sulmon Kurtin dhe nis manovrat për dështimin e takimit sot në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

“Gjaku i derdhur nuk harrohet”, Vuçiç sulmon Kurtin

Më pak se tre orë na ndajnë nga nisja e takimit mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Takimi do të mbahet në orën 18.00 në Bruksel dhe në fokus do të jetë asociacioni dhe pikat e tjera të dakordësuara në takimin e Ohrit.

Mirëpo si gjithmonë, Beogradi ka nisur me stërkëmbshat për të penguar gjetjen e emëruesit të përbashkët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur në prag të takimit duke deklaruar se Beogradi po kërcënohet dhe sipas tij, gjaku i derdhur nuk duhet harruar.

Ai në një video në Instagram ka deklaruar: “Për disa ditë, sidomos dje dhe sot, Albin Kurti po zhvillon një fushatë brutale dhe të pistë kundër Serbisë. Ai dhe të gjithë ndihmësit e tij, duke përfshirë Shaip Kamberin, Azem Vllasin dhe të gjithë politikanët dhe analistët. Kërcënimet ndaj Serbisë, na kujtojnë kohët e vjetra, flasin për luftën e tyre për liri, duke harruar se ishin serbët ata që luftuan për liri, jo vetëm kundër terroristëve, por edhe kundër agresionit të NATO-s. Dhe nëse ajo që tha, gjaku i derdhur nuk kthehet, gjaku i derdhur për liri nuk duhet të kthehet dhe nuk duhet të harrohet, këtë do ta mbaj parasysh sonte”.

Ai gjithashtu ka shkruar: “Do të jetë e vështirë. Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, pavarësisht nga të gjitha presionet. Rroftë Serbia!”.

Mbete të shihet se çfarë do të prodhojë takimi i sotëm, takim i cili do jetë kyç sa i takon zbatimit të marrëveshjeve të Ohrit. /Danas

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

vucici kurti dialog takim

Lini një Përgjigje