TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 12:52

Zv.ministri i Jashtëm grek takon Fredi Belerin në paraburgim

Shkruar nga Pamfleti
Zv.ministri i Jashtëm grek takon Fredi Belerin në paraburgim
Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti dhe Fredi Beleri

Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës.

Prej ditësh ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin Belerit, nën akuzën për blerje votash, kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin.

Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos.

Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.
Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

fredi beleri zv.ministri i jashtëm grek

Lini një Përgjigje