TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 11:40

Protestë para KQZ, opozita kërkon hetim për votimin elektronik

Shkruar nga Pamfleti

Protestë para KQZ, opozita kërkon hetim për votimin elektronik

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha i cili humbi zgjedhjet përballë rivalit të Partisë Socialiste, Rakip Suli ka kërkuar të vendoset sekuestro në KZAZ ku ndodhen pajisjet e votimit elektronik.

Hoxha ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Duke e ka cilësuar një skenë krimi, ai u shpreh se vota në Kamëz është tjetërsuar ku qytetarët sipas tij kanë votuar emrin e tij dhe sistemi i ka nxjerrë Sulin.

Më tej, Hoxha ka nënvizuar se e njëjta problematikë është raportuar edhe në Elbasan, një tjetër bashki ku u aplikua votimi elektronik.

“Se sfidoj ta vendosë në 10 qendra ku të dojë ai me votim tradicional dhe nëse fiton ai unë i jap dorën dhe tërhiqem. Ky projekt duhet ndaluar sepse është dëm të të gjithë votuesve shqiptarë. Është shkelur e lirisë së zgjedhjes në datën e votimit.

Në Elbasan kemi deklarime të njëjta që ka pasur tjetërsim të votës me anë të sistemit elektronik. Kamza është e vjedhur sot në mënyrën masive të saj. Sot në Kamëz keni a thua se ka ndodhur një fatkeqësi natyrore. Ne pretendonim se do ishte një garanci me tepër, por ishte një rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë që të merrej Kamza ishte votimi elektronik. Makineri e krimit zgjedhor.

Duhet marrë një orë e më parë ekspertët. Është skenë krimi. Duhet të vendosen sekuestro në KZAZ ku ndodhen pajisjet nëse ato nuk janë shkatërruar. Është shkelur parimi bazë i demokracisë. Në qendra votimi që kemi pasur 1000 vota plus, sot jemi 700 minus”, deklaroi Hoxha.

arjan hoxha kzaz proteste kamez

Lini një Përgjigje