TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 11:01

Disfata në zgjedhje, Kreshnik Çollaku: PD ka nevojë për 2 komponentë jetikë për t’u rikthyer fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti

Disfata në zgjedhje, Kreshnik Çollaku: PD ka nevojë për 2

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se po punojnë për ringritjen e PD që sipas tij bëhet forcë qeverisëse përmes 2 komponentëve kryesorë.

Në një prononcim për gazetarët, Çollaku shprehet se njëra ka të bëjë me bashkimin e opozitës ndërsa tjetra me marrëdhëniet e SHBA që duhet të jenë të pacënuara.

“Është e qartë që ka qenë rënie për të gjithë opozitën. Mendoj se aftësia jonë për të analizuar pse ndodhi është e lidhur me aftësinë apo jo për t’u ringritur. Nëse lexojmë mirë ringrihemi, në rast se i shmangemi, mundësitë për t’u ringritur janë të pakta. Çdo kush duhet të gjejë pozicionin e vet në këtë ringritje. PD ka 2 komponentë jetikë për të kthyer forcë qeverisëse dhe fituese. E para që demokratët të bashkohen, e dyta që marrëdhëniet me SHBA të jenë të pacenuara”, tha Çollaku.

pd kreshnik collaku zgjedhje

Lini një Përgjigje