TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 10:49

Arrestimi i Belerit, Dule në Kuvend: Ai është i burgosur politik!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Belerit, Dule në Kuvend: Ai është i burgosur politik!
Vangjel Dule

Deputeti Vangjel Dule ka kërkuar sot në Kuvend lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Dule tha se Beleri është i burgosur politik, i rrëmbyer nga sekti i rilindjes dhe Rama.  

Kujtuam se i kishim parë të gjitha, por sekti në pushtet na surprizoi të gjithë. Provoi se nuk njeh limite, verbëria i çoi deri në aktin e tiranisë, arrestimin e kandidatin rival, e më pas fitues në zgjedhje. Kush nuk shkon pas ujërave ndëshkohet. Kryetari i Bashkisë Himarë, Beleri është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga Rama.  Fjalën e ka drejtësia, Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Flagranca presupozon faktin e kryer, ndërsa dyshimi është dyshim.  Rama kërcënoi qytetarët se do ta ketë personalisht me ta.

Dua të dërgoj një thirrje të fundit, Beleri duhet të shkojë mes komunitetit himariot që e zgjodhën të parin e tyre. Ato nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Së bashku me Belerin është marrë peng edhe Kokaveshi. Ai ka bërë transplant zemre, i rrezikohet jeta por e mbajnë peng.”-u shpreh Dule.

arrestimi i belerit vangjel dule

Lini një Përgjigje