
Evin Salianji ka folur për mediat para senacës parlamentare për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Sipas Salianjit opozita tani duhet të mblidhet dhe të reflektojë mbi rezultatet zhgënjyese në zgjedhje.
Salianji kërkoi që kolegët e tij të mbajnë përgjegjësi për disfatat që pësuan në zonat e tyre.
Vetë Salianji ishte në Kavajë i deleguar ku Fisnik Qosja arriti që të mposhte socialistët.
“Mendoj që është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë gjithsecili ta shikojë në zonat e tij dhe që e ka dëmtuar PD-në që të kërkojë llogari. Deputetë të PD-së që nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër.
Së pari të mbajnë përgjegjësi dhe ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në raport me rezultatin. Rama përdor bandat, paratë, administrata, shtabet, krimi, por përtej këtyre PD dhe opozita duhet të gjejë mekanizmat për të tejkaluar vetveten.
Gjithsecili që ka ambicie apo skema për të përfituar nga ky momenti i dobët duhet të reflektojë për interes të demokratëve. Opozita duhet të merret me veten.” tha ai.
Deputeti gjithashtu shtoi se opozita tani ka nevojë për organizim të ri.
"Të gjithë deputetët e opozitës duhet të bëjnë mbledhje bashkë e të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk ka interesa të përbashkëta me demokratët e bazës, opozita duhet të bëjë një organizim të ri. Nuk është momenti që askush të bëjë hapa për pozicione të caktuara.’- tha Salianji.
Lini një Përgjigje