TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 07:08

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, hapen qendrat e votimit në orën 7:00

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, hapen qendrat e votimit në

Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare, të 11-at pas ardhjes së demokracisë. Votimi nis në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Mbi 3.7 milionë (3,713,761) qytetarë me të drejtë vote brenda dhe jashtë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e votimit në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament, si dhe për drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Prej orës 07:00, qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetutese për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713 mijë shtetas shqiptarë, prej tyre rreth 246 mijë janë regjistruar që të votojnë nga jashtë.

Ndërkohë që rreth 115 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë. Në të gjithë Shqipërinë janë 5225 qendra votimi.

Këto zgjedhje vijnë me disa risi, pasi për herë të parë emigrantët kanë patur mundësinë të votojnë nga jashtë, ndërsa listat e kandidatëve janë një miksim mes listës së hapur dhe listës së mbyllur.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

 

zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Lini një Përgjigje