TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 22:10

Edi Rama merr “bekimin” e Erdoganit për zgjedhjet e 11 majit!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama merr “bekimin” e Erdoganit për zgjedhjet e 11 majit!
Rama-Erdogan

Një ditë para zgjedhjeve, Rama bisedë telefonike me presidentin turk...

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me idhullin e tij, Recep Tayyip Erdoğan. Në zgjedhjet e 2021 ai e ndihmoi, duke i dhënë një dorë të mirë me inaugurimin e Spitalit Memorial të Fierit.

Po ashtu e ndihmoi me shtëpitë e prishura nga tërmeti. Si duket në këto zgjedhje, Erdogan ka dhënë instruksionet e tij se si Babloku të sigurojë dhe një mandat tjetër. Erdogan është mjeshtër i qendrimit në pushtet dhe Rama po mëson shumë prej tij.

Vetë Presidenca turke njofton se ata kanë pasur një bisedë të gjatë sot.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme”, thekson njoftimi.

Më tej thuhet se është folur dhe për samitin që mbahet javën që vjen në Tiranë, por edhe zgjedhjet.

Duke theksuar se organizimi i samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shqipëri është një dëshmi e profilit ndërkombëtar në rritje të Shqipërisë, Erdoğan shprehu urimin e tij për sukses. Presidenti turk gjithashtu shprehu urimin e tij që zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Shqipëri nesër të jenë të mbara”, thekson deklarata.

Mediat e huaja shpesh e cilësojnë Ramën si një Erdogan i dytë. Dhe s’kanë faj, pasi duket se mëson shumë nga idhulli i tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje