TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 21:41

Situatë e tensionuar para zgjedhjeve, PD akuza për blerje votash në Shkozet

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e tensionuar para zgjedhjeve, PD akuza për blerje votash

Ilirjana Kuçana, kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Durrës, në një deklaratë për mediat, denoncoi një tjetër rast të blerjes së votës në zonën e Shkozetit.

Sipas saj, rreth orës 18:47 të pasdites së sotme, dy persona të identifikuar si Ard Nova dhe një tjetër i njohur me pseudonimin "Laku", janë kapur duke shpërndarë zarfe nëpër shtëpi me motor, përmes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Deklarata e plotë:

Pershendetje!

Sot në zonën e Shkozetit rreth orës 18:47 përsona të quajtur Ard Nova dhe Laku (pseudonim)me një motorr po shpërndajnë zarfe nëpër shtëpi nepermjet një bashkëpuntorë tjerë.

Ky fakt tashmë eshtë i provuar me filmimin e momentit të dhënies së zarfit(prova me vidio).
Këto materiale tashmë janë referuar Spakut.

I bëjmë thirrje Spakur të hetojë me shpejtësi dhe pa vonesë këtë radt dhe raste të tjera të shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera të ligjit sic është asfalti elektoral vetem një ditë para zgjedhjeve. 
PD dokumenton këto vepra penale dhe do ti denoncojmë sipas rastit.
Faleminderit!

 

Lini një Përgjigje