TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 22:37

“Po blejnë vota natën”, Kandidati i PD-së në Korçë apel SPAK-ut: Merrni masa, administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para!

Shkruar nga Pamfleti

“Po blejnë vota natën”, Kandidati i PD-së në

Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani, ka akuzuar se administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut që të merren masa, duke thënë se vijojnë me të njëjtin avaz si në çdo zgjedhje.

“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit. Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij.

Lini një Përgjigje