TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 21:49

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon kandidatët (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon kandidatët (Emrat)

Partia Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit, që aktualisht janë pa një kryetarë të zgjedhur. Për nxjerrjen e emrave ka patur një diskutim të gjatë dhe një sërë propozimesh në radhët e opozitës, sidomos për Bashkinë e Tiranës. Pas konsensusit të arritur me emrat, PD-ja i ka miratuar ato ditën e sotme, duke i hapur kështu rrugë nisjes së fushatës për kandidatët. 

Lista e kandidatëve:

Florjan Binaj – Tiranë

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

Vlen të theksohet se pavarësisht se janë zyrtarizuar emrat për 6 Bashki, vetëm 5 prej tyre do të shkojnë në zgjedhje më datë, 9 nëntor, për shkak të pezullimit të Dekretit të presidentit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pas ankimit të Erjon Veliajt, lidhur me shkakrimin e tij.

Lini një Përgjigje