
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor, për avokatin Romeo Karaj ishte produkt edhe i presionit të juristëve me interpretimet e tyre në studiot televizive.
“Kurrë nuk kam pasur qëllim të favorizoj një forcë politike dhe jam munduar, ose të them të vërtetën, ose të mbyll gojën. Mendoj se të gjitha komentet që u thanë për ne që guxuam të parashikojmë, edhe pse ishte e thjeshtë, në dëm tonin, mund të kenë ndikuar që edhe gjyqtarët ta shohin mirë me syrin tonë”, tha Karaj për "Report Tv".
Avokati tha se vendimi i Partisë Socialiste për të vazhduar fushatën në Tiranë është një metodë për të zbehur lajmin e pezullimit të dekretit të Begajt.
“Unë nuk besoj që më datën 9 nëntor do të kemi zgjedhje në Tiranë. Deklaratat e PS janë për amortizuar këtë pezullim të pjeshëm të dekretit, pasi vendi nuk është vakant ligjërisht. Unë në këtë moment them që do të dëshiroja ta quaja të ligjshëm dhe të drejtë, por Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie”, tha Karaj.
Lini një Përgjigje