TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 13:34

Berisha sulmon ministrat e Ramës: Koçiu dhe Lamallari, trushpëlarë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon ministrat e Ramës: Koçiu dhe Lamallari,

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur në seancën e djeshme në Kuvend të ministrave Albana Koçiu dhe Besart Lamallari.

Berisha u shpreh se skema e përdorur dje nga socialistët, ishte e njejtë si ajo që u përdor në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha i quajti ministrat “trushpëlarë” kur ndërkohë që diskutohej vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministrat përdornin një gjuhë sipas tij të pa përshtatshme.

"Koçiu dhe Lamallari me gjuhë secili më të shthurur se tjetri, e patë agresivitetin e tyre? Imagjinoni sikur ata e kishin mbrojtur gjykatësit dhe ai ishte i gjallë sot. Këta janë qenie njerëzore trushplarë që nuk kanë standarde morale dhe njerëzie.

Në Kuvend diskutohej se u vra një gjyqtar që u la pa mbrojtje. Ata përsëritën të njëjtën skenë që përsëritën për vrasjen e Martin Canit, Ju kujtohet Lubia me korbën e covidit që qeshnin kur ne mbanim zi. Këta janë qenie të transformuara", tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje