TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 08:14

Trump parashikon humbjen: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Shkruar nga Pamfleti
Trump parashikon humbjen: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.

Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh: “Askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj, dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë”.

“Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, shtoi Trump.

Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Më 30 shtator  Trump, tha se do të ishte një "fyerje" për SHBA-në nëse nuk do t'i jepej Çmimi Nobel për Paqen, në një fjalim para një takimi të udhëheqjes ushtarake amerikane në Quantico të Virxhinias, pranë Uashingtonit.

"Do t'ia japin një djali që nuk ka bërë absolutisht asgjë", tha Trump, i cili mburret se ka përfunduar shumë luftëra, duke thënë se zyrtarët e lartë ushtarakë:

Ndërkohë armëpushimi pritet të hyjë në fuqi herët të shtunën në Gaza, 24 orë pas miratimit të marrëveshjes nga qeveria izraelite.

Pasi të fillojë armëpushimi, pengjet duhet të lirohen brenda 72 orëve. Mendohet se 20 prej tyre janë akoma gjallë. Në këmbim, do të lirohen qindra palestinezë nga burgjet izraelite.

Para votimit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është akuzuar për zgjatjen e konfliktit për arsye politike, falenderoi Presidentin amerikan Donald Trump për ndihmën në negociimin e marrëveshjes.

Kryetari i Hamasit në ekzil në Gaza, Khalil Al-Hayya, tha se kishte marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit se lufta kishte përfunduar.

trump parashikon humbjen

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Z.Tramp di të numurojë. 7 i keni identifikuar Ju, i teti është konflekti Rusi - Ukrahinë. Ka përfunduar edhe ky konflikt që ditën që u takuan Tramp- Putin në Alaskë. Palët në konflikt do ulen për bisedime. Po të ishte për Kamala Harris dhe për BE, Putini do kishte pushtuar edhe Moldavinë edhe Gjeorgjinë. E shpall komisioni i Nobelit, apo se shpallin, 'Trampi Nobelist', është pranuar nga 99% e popullsisë së globit. 1% që se miratojnë, janë gangot e industrive të luftës.

    Lini një Përgjigje