
Teksa ka komentuar rrëzimin e dekretit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, nga Gjykata Kushtetuese, Edvin Kulluri ka deklaruar se kemi të bëjmë me një situatë ku sjellja e kryeministrit është tërësisht autokratike, e cila është anormale për një vend demokratik.
Sipas analistit, sjellja arbitrare e Edi Ramës ka sjellë tensione midis institucioneve. E thënë nga ai, këto tensione midis gjyqësorit dhe qeverisë nuk paraqesin shenja normaliteti.
“Kemi të bëjmë me një sjellje tërësisht autokratike, një sjellje thellësisht arbitrare, nuk është normale për një vend demokratik. Që në momentin që, Këshilli Bashkiak “fle gjumë” duke qenë koshient se afati tre mujor i mosprezencës kishte mbaruar.
Ditën që, ky i thërret në Partinë Socialiste dhe këta votojnë në rresht të gjithë. Kjo është anti-demokratike. Ajo që e prodhon këtë problem konstitucional që kemi sot në momentin qëkur nuk del një anëtar i Këshillit bashkiak të kundërshtojë.
Atëherë, qeveria sot, kryeministri po sillet si autokrat dhe kjo gjë prodhon tension midis institucioneve. Nuk shikoj ditë të mirë, nuk shikoj shenja normaliteti këtu.
Holta Zaçe ka dalë tre herë këtë vit dhe ka thënë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Që do të thotë që qeveria nuk i ka zbatuar vendimet e gjykatës.
Vendimet e gjykatës janë të zbatueshme me Kushtetutë”, tha ai në studion e emisionit “Log.”.
Lini një Përgjigje