TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 22:46

Dikur krah socialistëve, sot kandidat i opozitës/ Florjan Binaj sqaron të fshehtat e fotove me Ramën dhe Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Dikur krah socialistëve, sot kandidat i opozitës/ Florjan Binaj sqaron

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me disa foto të publikuara në rrjet, ku shfaqet përkrah Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Në një deklaratë publike, Binaj ka sqaruar se bëhet fjalë për momente të shkëputura nga aktivitete ku ai ka qenë i ftuar në funksion të profesionit si aktor, dhe jo si pjesëmarrës politik.

Fotoja me kryeministrin Rama, sipas Binajt, është shkrepur gjatë një aktiviteti të organizuar nga FRESH, në periudhën e vitit 2013. Ai shpjegon se në atë kohë ishte duke imituar figurën e Ramës në kuadër të një skeçi humoristik. Gjesti simbolik i “mandarinës” – një moment që ndërlidhet me daljen e tij të parë në “Fiks Fare” – u përdor për të ndërtuar një batutë publike në stilin që ai ka ndjekur për vite me radhë.

Ndërsa për foton me Veliajn, Binaj tregon se ishte thjesht një rastësi. Ai ishte ftuar në një aktivitet me të moshuarit nga një punonjëse e një qendre sociale dhe nuk kishte dijeni që bëhej fjalë për një ngjarje të organizuar nga bashkia.

Binaj tregon se në atë moment kishte shkuar për të takuar pensionistë, për të shërbyer dhe për të ndarë një moment njerëzor me ta, por në fund është përballur me një situatë të papritur.

Dikur krah socialistëve, sot kandidat i opozitës/ Florjan Binaj sqaron

Kjo foto (fotoja me Edi Ramën) është shkrepur në një aktivitet të FRESH. Në atë periudhë, thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtonte vendin, në 2013. Duke qenë se e imitoja, bëra një skeç dhe në fund bëra një lidhje me daljen e parë në Fiks Fare, që të më përzinte më dha një mandarinë, e më pas kur e kam takuar sërish i dhash një portokall”, tha ai në "Top Story".

Dikur krah socialistëve, sot kandidat i opozitës/ Florjan Binaj sqaron

(Teksa i referohet fotos me Erion Veliajn) Më merr një zonjë në telefon dhe më thotë që punon tek zyra e pritjes së moshës së tretë… ne organizojmë mbledhim ushqime dhe më fton të bëjmë një takim me ta. Shkoj atje takoj pleq, gëzimi madh, përqafime, njëri prej tyre më ngjasonte me gjyshin. Teksa i shërbeja pleqve shoh një hije që vlen shpejt, e thotë “Lal shkrepe shpejt”, dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e dija që ishte aktivitet i Veliajt, çfarë duhet të thoja, duhet t’i thoja pleqve që hiqni çapën e bukës se erdhi ky. Veliaj në atë kohë nuk ka qenë kështu , që nga ajo kohë ne nuk kemi qenë më bashkë”, u shpreh Binaj.

1 Komente

  1. T
    Toni Trapi.

    Nuk keni te pakten inteligjencen me te ulet te kuptoni se si ky bufon palaco i lerviz syte si dhelper budallaqe. Si mund ta votoje populli nje gomar mashkull qe nga zeri e deri te levizjet. Gomar qe ka ngrene buken duke perqeshur vetem nje person e bente per te qeshur vetem vehten. Ne se populli kafshe ose kafsha popull ka rene kaq poshte le t'i mbaje edhe uturakun kur dhitet.

    Lini një Përgjigje