TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 13:30

Vrasja e gjyqtarit, Begaj pret në Presidencë 'kokat' e drejtësisë; në takim edhe Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gjyqtarit, Begaj pret në Presidencë 'kokat' e
Kreu i SPAK, Altin Dumani duke dalë nga Presidenca

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë krerët e institucioneve të drejtësisë për të zhvilluar konsultime për masat që duhen marrë.

Në zyrën e Begajt ka mbërritur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, kreu i Këshililit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogadani.

Bisedimet mes kreut të shtetit dhe aktorëve kryesorë të drejtësisë, po zhvillohen në kuadër të përmirësimit apo të reformimit të rregulloreve përsa i përket çështjeve të sigurisë në gjykata. Këto takime e të tjera që priten në vijim, vijnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit Gjykatën e Apelit teksa po ushtronte detyrën e tij.

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalja në sallën e gjyqit, debati që dominoi opinion publik dhe solli akuza edhe mes inistucuoneve ishte pyetja se kush është përgjegjës për garantimin e sigurisë në gjykata. KLGJ publikoi shkresat me Policinë e Shtetit ku në bazë të një VKM-je të vitit 2010 i kishte kërkuar masa për garantimin e sallave të gjyqeve me policë. Sipas KLGJ, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Por, një VKM e vitit 2020 ngarkon me përgjegjësi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për hartimin e politikave për rregullin dhe sigurinë, përkatësisht në Gjykata dhe prokuroritë e vendit. Elementi më i rëndësishëm në këtë VKM është “punonjësi i sigurisë” i cili është përgjegjësi kryesor që garanton rregullin dhe sigurinë.

Ndërkohë ditën e djeshme, 260 gjyqtarë të Shqipërisë zhvilluan një mbledhje urgjente në ambientet e Polit të Drejtësisë, pas vrasjes së kolegut të tyre Astrit Kalaja në krye të detyrës, më 6 tetor 2025. Në përfundim të mbledhjes që zgjati disa orë, Albana Boksi që lexoi deklaratën e përbashkët në emër të 260 gjyqtarëve, bëri thirrje për krijimin e një force të posaçme sigurie në gjykatat e vendit.

Mbledhja e jashtëzakonshme në Polin e Drejtësisë ditën e sotme nisi me 1 minutë heshtje për kolegun e vrarë Kalaja. Të gjithë ngritën zërin për kushtet e sigurisë duke kërkuar nga shteti që të reagojë dhe të garantojë masa më të rrepta për sigurinë e njerëzve të drejtësisë.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë fjalës së tij tha se vrasja e Astrit Kalasë ishte një vrasje e paralajmëruar pas denigrimit të vazhdueshëm të figurës së gjyqtarëve në publik nga politikanë, analistë e qeveritarë.

“Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj.

Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike”, tha Sadushi.

Kryetari i GJL-së, Erjon Bani tha se sistemi i drejtësisë sot nuk është në nivelin që shoqëria pretendon. Kjo vjen pas vonesave tej afateve të shqyrtimit të çështjeve gjyqësore si dhe zvarritja e panevojshme procedurale, ka krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie.

kreu i spak takim me begajn në presidencë

3 Komente

  1. J
    Juristi

    Shikoni një pjesë nga deklarata e gjyqtarëve në takimin e datës 9 tetor: “Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj”. Domethënë, nëse kushtet e punës dhe të sigurisë nuk janë të mira, gjyqtarët janë të justifikuar të japin vendime të padrejta. Deklaratë kjo e miratuar dhe e duartrokitur nga qindra gjykatës dhe drejtues gjykatash dhe cuditërisht e anashkaluar nga gjithollogët e paneleve të darkës. Wtf!

    1. E
      Eu lex

      Porositesit e vertete te vrasjes jane zbatuesit e zellshem te Katovices. Begaj eshte vetem nje noter i vogel i tyre, krejt i pafuqishem. Ndersa ai qe terhoqi kembezen e pistoletes eshte nje nga pjellat e shumta të sistemit të Katovices, i cili ka prodhuar vetem padrejtesi, gjak, vuajtje dhe braktisje të Shqiperise.

      1. O
        O pika qe s'u bie

        O president qosuri, a mund te na thuash se sa nga gjyqtaret dhe prokuroret e evidentuar me mosjustifikim pasurie nga Vetingu, jane denuar? Po politikanet e varfer me vila e llogarira brenda e jashte? Ky eshte problemi. Ben mire te ruheshh sa je i pa perlyer....

        Lini një Përgjigje