TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 13:18

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Florian Binaj i vuri "vijën e kuqe", reagon kreu i PD

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Florian Binaj i
Sali Berisha

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, deklaroi mbrëmjen e kaluar se nuk do të dalë në fushatë me Sali Berishën, deklaratë për të cilën kreu i demokratëve ka reaguar sot.

“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Kandidati i pavarur të cilët zgjedhin, i cili ka ndodhur në mënyrë të pavarur, por partitë politike e gjejnë të arsyeshme”, tha Berisha.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare.

Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.

Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha “shiko mos është kamera e fshehtë”. Më pas më tha “ne të mbështesim”, teksa më tha gjithashtu edhe nëse “jemi ne të vetit”, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.
Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

florian binaj-berisha

Lini një Përgjigje