Gjykata Kushtetuese pezulloi ditën e djeshme dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, të cilat ishin caktuar më datë 9 nëntor.
Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi në GJK se dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm dhe të pezulloheshin zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Për pasojë, ditën e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se KQZ ka pezulluar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Nga konferenca për media, Celibashi tha se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ndërpreu procesin e përgatitjeve për Tiranën.
Ndërkohë kryekomisioneri tha se vijon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor.
"Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera.", njoftoi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Lini një Përgjigje