TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 16:39

“38 milionë euro janë grabitur nga fondet e IPARD”, Meta nga qelia: Emergjente, të hetohet ky abuzim!

Shkruar nga Pamfleti

“38 milionë euro janë grabitur nga fondet e IPARD”, Meta

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar nga qelia qeverinë se ka vjedhur 38 milionë euro nga fondet e IPARD.

Meta shkruan se bujqësia është sektori më pak i financuar dhe se fermerët shqiptar humbin 112 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian.

Më tej ai shkruan se ky abuzim duhet që të hetohet, sepse sipas tij, vjedhja e fondeve të IPARD, është një emergjencë kombëtare.

Deri më tani janë të paktën 38 milion euro të grabitura nga programi IPARD për mbështetjen e Bujqësisë shqiptare.

Fondet e ndihmës që duhej të shkonin për mbështetjen e fermerëve, kanë përfunduar te inceneratorët që nuk ekzistojnë, në xhepat e korrupsionit të klientëve të pushtetit dhe te patronazhistët.

Sikur të mos mjaftonte fakti që Bujqësia është sot jo vetëm sektori më i nënfinancuar, por edhe më i diskriminuar, çdo vit fermerët shqiptarë humbin 112 milionë euro fonde ndihme nga Bashkimi Europian, sepse për Qeverinë vjedhja e buxhetit të shtetit nuk mjafton më.

Prandaj hetimi i abuzimit me fondet IPARD është një emergjencë kombëtare, për të ndalur shpopullimin, për të shpëtuar Bujqësinë nga falimenti nëpërmjet zhbllokimit të fondeve të BE dhe për t'i rikthyer dinjitetin fermerit shqiptar.”-shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

Lini një Përgjigje