
Analisti Arben Meçe ka komentuar angazhimin e SPAK për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas Meçes, ky mobilizim është pjesë e detyrës organike të Prokurorisë së Posaçme, e cila ka për mision ndjekjen penale të çdo shkeljeje ligjore.
“Krimi zgjedhor është krimi më i rëndësishëm në këtë periudhë dhe SPAK mobilizohet posaçërisht për këtë çështje,” tha ai, duke theksuar se mobilizimi mund të ndodhë në forma të ndryshme.
Në emisionin ‘Log.’ në News24, Meçe shprehu shqetësimin e tij nëse kjo strukturë do të ndikonte në mënyrë të njëanshme procesin zgjedhor.
Lini një Përgjigje