TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2025, 21:17

Përcaktohet më 13 shkurt, cilët janë 7 kandidatët që synojnë pozicionin e Avokatit të Popullit

Shkruar nga Pamfleti

Përcaktohet më 13 shkurt, cilët janë 7 kandidatët

Kuvendi i Shqipërisë do të shprehet në seancën plenare të 13 shkurtit lidhur me Avokatin e ri të Popullit, funksion që vijon të mbahet nga Erinda Ballanca, mandati i së cilës ka përfunduar prej të paktën dy vitesh.

Në garën për Avokatin e Popullit janë 7 kandidatë, që tashmë kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve.

Mes emrave që kanë kaluar filtrin është edhe ish-nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, por edhe ish-këshilltari i Ilir Metës, gjatë kohës që ishte President, Bledar Dervishaj. Gjithashtu si kandidaturë është edhe Besim Ndregjoni, i cili drejton një prej shoqatave të ish të Përdjekurve Politikë, por edhe Vitore Tusha, e cila ka drejtuar Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët e kualifikuar janë:

Bledar Dervishaj,

Vitore Tusha,

Tartar Bazaj,

Besim Ndregjoni,

Dardan Mustafaj,

Edison Frangu

Erald Aga

Lini një Përgjigje