TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2025, 15:47

Përcjellja e Janullatos, a e shkeli Berisha protokollin? PD: Ka statusin e ish-Presidentit, qëndroi në vendin që i takonte

Shkruar nga Pamfleti

Përcjellja e Janullatos, a e shkeli Berisha protokollin? PD: Ka statusin e

Një ditë më parë në ceremoninë përcjelljes së Kryepiskopit Anastas, që u zhvillua në Katedralen Ortodokse ‘Lindja e Krishtit’ në Tiranë, u raportua për një incident lidhur me vendin në sallë ku qëndroi kreu demokrat Sali Berisha. Ky i fundit ishte në krah të Kryeministrit grek, Mitsotakis, i pranishëm në ceremoni, dhe pak më tutje Kryeministri Edi Rama.

Kjo u përcoll si një shkelje në protokoll, duke u aluduar se Berisha kishte zgjedhur vetë vendin.

Por në një sqarim zyrtar të PD-së, thuhet se ish-Kryeministri u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse.

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje  të ulëta nuk i kurseu as në  ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës  dhe përparësinë dhe rangun sipas  protokollit shtetëror.

Çdo insinuatë apo shpifje  që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së.

Lini një Përgjigje