TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2025, 13:01

Urdhëri i Trump, zbardhet numri emigrantëve të paligjshëm shqiptarë do të dëbohen nga Amerika

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëri i Trump, zbardhet numri emigrantëve të paligjshëm
Donald Trump

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ndezur një debat të madh mbi politikat e imigracionit, veçanërisht në lidhje me dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm.

Dokumentet tregojnë se mes 1.4 milionë personave me urdhra përfundimtarë dëbimi janë nga 1,874 deri në 2300 shqiptarë.

 

Urdhëri i Trump, zbardhet numri emigrantëve të paligjshëm
Dokumenti i Operacioneve të Zbatimit dhe Dëbimit të ICE-së

 

Këto shifra të publikuara nga gazetarja e njohur, Serwaa Amihere, tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme.

Administrata Trump po ndjek një qasje të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, duke forcuar operacionet e ICE-së për zbatimin e urdhrave të dëbimit.
Ndikimi i kësaj politike te komuniteti shqiptar në SHBA mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt.

Ajo që mbetet për t’u parë është se si do të zbatohet kjo politikë në praktikë dhe çfarë opsionesh do të kenë ata që preken nga këto masa.

Avionët ushtarakë amerikanë C-17 kanë nisur të transportojnë imigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas urdhrit për dëbimin e tyre të dhënë nga presidenti Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në kufirin jugor me Meksikën, përfshirë edhe nga një divizion ajror elitar të ushtrisë amerikane.

Dy avionë ushtarakë amerikanë, secili me afër 80 imigrantë, fluturuan nga SHBA-ja për në Guatemalë.Në të kaluarën, avionët ushtarakë amerikanë janë përdorur për zhvendosjen e individëve nga një shtet në shtetin tjetër, sikurse gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani më 2021.

Por, kjo është hera e parë në historinë moderne amerikane që avionët ushtarakë përdoren për të transportuar imigrantë.

Trump në ditën e parë që mori detyrën e presidentit tha se imigrimi ilegal është emergjencë kombëtare dhe udhëzoi ushtrinë që të ndihmojë me sigurinë kufitare. Ai vendosi ndalesë për azil dhe ndërmori hapa për të kufizuar marrjen e shtetësisë nga fëmijët e lindur në SHBA.

Në urdhrin ekzekutiv të 20 janarit ai e instruktoi Pentagonin që të dërgojë aq trupa sa janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll kufirin jugor të SHBA-së.

Lini një Përgjigje