Ministria e Brendshme prezantoi këtë të premte anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Kryeministri u shpreh sot se Policia e Shtetit meriton mbështetje pa rezervë, teksa shigjetoi opozitën dhe mediat.
“Në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten, të gjithë sulmohen të gjithë plagosen rrugëve po të ndjekësh kanalet e portalet natën dhe ditën, pavarësisht në cilën orë. Dhe nëse ka një hapësirë në fakt që është ajo më e rrezikshme ku mund të ndihesh i kërcënuar, sulmuar, nëpërkëmbur dhunuar, është jo hapësira e qyteteve tona natën por e portaleve ditën dhe natën.
Rama shprehu konsideratë për 'progresin e jashtëzakonshëm' që policia ka bërë.
Lini një Përgjigje