TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2025, 07:45

Kuvendi miraton bonusin e pensionistëve; PS mbron Vullnet Sinajn, rrëzon vendimin për ta dërguar në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi miraton bonusin e pensionistëve; PS mbron Vullnet Sinajn,

Kuvendi ka miratuar ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Ndërsa u rrëzua kërkesa e PD-së për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kundër votoi dhe deputeti i PD-së Bujar Leksaj.

Mandati i Sinajt u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro. 

Kuvendi miraton bonusin e pensionistëve; PS mbron Vullnet Sinajn,

Ndërkohë është rrëzuar edhe kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Grupi PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024. PD kërkonte hetim parlamentar për procedurat sesi u miratua projekti dhe pikëpyetjet që lidhen me investitorin por veç Bujar Leksajt i cili votoi kundër asnjë deputet tjetër i Opozitës nuk ishte i pranishëm në sallë kur u votua pr/vendimi pak pas mesnatës së 30 janarit. 

Kuvendi miraton bonusin e pensionistëve; PS mbron Vullnet Sinajn,

Lini një Përgjigje