
Një foto e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në krah të kreut të qeverisë Edi Rama, gjatë ceremonisë së lamtumirës për kryepeshkonin Anasatas Janullatos bëri xhiron e rrjetit.
Analisti Mentor Kikia dhe politologu Ermal Hasimja të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus komentuan foton e liderëve të dy forcave politike më të mëdha në vend.
Kikia: Është një shprehje “S’të lënë as me vdek”. Ishte një ceremoni lamtumire ku askush nuk ka të drejtëtë zgjedhë pjesëmarrësin tjetër. Në dasmë do ulesh atje ku të kanë caktuar, në mort nëse të kanë caktuar një vend në protokoll do ulesh aty ku të kanë caktuar. E gjitha ishte një gje e pështirë. Mediat zienin “Berisha ishte ulur afër Ramës”, a thua kishin vdekur të uleshin pranë njëri-tjetrit. Ka një lloj gare për të treguar se kush do ishte në krah të këtij. Raportet me Greqinë i kanë më keq njëri se tjetri. I gjithë diskursi shkon aty se kush do ishte afër Mitsotakis. Imagjino të ishte Trump.
Hasimja: Shqipëria është një vend ku politika bëhet me fotografi përkrah atij ose këtij. Çdo politikan synon të bëjë një fotografi supreme me presidentin e SHBA dhe këto fotografitë e tjera me kë të munden. Janë krahasime që sot nuk kanë shumë vend në raport me ceremoninë.
Lini një Përgjigje