TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2025, 14:12

Blushi sulmon SPAK: Beleri dhe Dule u penguan të takojnë Metën në burg

Shkruar nga Pamfleti
Blushi sulmon SPAK: Beleri dhe Dule u penguan të takojnë Metën
Dule dhe Beleri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar SPAK se ka penguar kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe eurodeputetin Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Blushi u bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë për të dënuar këtë akt.

“Ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga deputetët dhe eurodeputetët.

Por SPAK, i vetëshpallur mbi ligjin, shkel rëndë edhe të drejtat e njeriut, duke provuar botërisht aspektin kriminal të kësaj strukture, që funksionon vetëm si ‘vegël qorre’ e Edi Ramës dhe ‘Rilindjes’”, tha Blushi.

spak blushi

Lini një Përgjigje