
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe drejtuesi i politik i Partisë Demokratike për Korçën, Ivi Kaso zhvilluan takimin në Prokurorinë e Përgjithshme.
Takimi i dy zyrtarëve demokratë në Prokurorinë e Përgjithshme vjen në një kohë kur SPAK ka ngritur grupet e punës sipas qarqeve pikërisht për të luftuar fenomenet anti-ligjore që mund të ndikojnë në zgjedhjet e 11 majit. Por duket se demokratët e konsiderojnë të pamjaftueshëm angazhimin e SPAK, ndaj dhe kanë kërkuar angazhimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe atyre në rrethe.
Bylykbashi u shpreh se takimi kishte në fokus përdorimin masiv të shtetit si një nga aspektet më të mëdha që ndodh sot.
Gjithashtu, ai theksoi se kërkuan që prokuroria të ketë një plan masash të detajuar me qëllim që të kenë një veprim efikas pas zgjedhjeve.
“Kishim në fokus një nga aspektet më të rënda që sot ndodh, përdorimin masiv të shtetit. Shteti elektoral i cili ka një numër veprash penale në kodin zgjedhor dhe Prokurori i Përgjithshëm është ai që është në krye të këtij sistemi prokurorie që i ndjek këto çështje.
Sigurisht që është edhe shitblerja e votës, korrupsioni zgjedhor që është e SPAK por dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori.
Ne kërkuam që prokuroria të këtë një plan masash, të qartë të detajuar, tani, pa vonese në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve.
Ne jemi të qartë që kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë që po ndodhë me shtetin këtu edhe me atë në diasporë.
Është koha e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga prokuroria. Nëse do ketë masa efektive sigurisht që edhe shumë veta do të jenë të prirur që të ndalen e të mos bëjnë krime zgjedhore që kanë në bazë pandëshkueshmërinë”, tha Bylykbashi.
Lini një Përgjigje